

QPM organizoi trajnimin për "Teoritë e të nxënit" dhe “Të mësuarit aktiv”
Trajnimin e kanë mbajtur dy trajneret, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Asoc. Dr. Pranvera Jetishi-Qollaku dhe Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra, të cilat janë anëtare trajnere të QPM-së.
Grupi i mësimdhënësve dhe asistentëve që ndoqën këtë trajnim kanë manifestuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe një dëshirë të fortë për të avancuar në fushën e tyre.
Trajtimi i modulit “Teoritë e të nxënit” ka përqendruar vëmendjen në konceptet kryesore të këtyre teorive dhe aplikimin e tyre në mësimdhënie në kohën e sotme. Për këtë qëllim, janë diskutuar dhe praktikuar gjithçka që lidhet me përfshirjen e studentëve në mësim, motivimin e tyre, mësimin e diferencuar, dhe mësimin përmes projekteve dhe hulumtimeve. Ky modul ka synuar të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të nxitur zhvillimin e mendimit kritik te studentët dhe të krijojnë një ambient mësimor të përfshirë.
Moduli “Të mësuarit aktiv” është një tjetër sfidë e rëndësishme që është adresuar në këtë trajnim. Ky modul është fokusuar në zhvillimin e teknikave dhe aktiviteteve që inkurajojnë përfshirjen e studentëve në mësim, përdorimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre, si dhe zhvillimin e mendimit kritik dhe krijues. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi mësimor ku studenti është në qendër të procesit mësimor.
QPM është një ndërthurje e përpjekjeve të përbashkëta për të ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Kjo Qendër didaktike synon të promovojë një kulturë të përsosmërisë pedagogjike dhe të kontribuojë në avancimin e cilësisë së arsimit, duke i bërë pedagogët dhe asistentët më të përgatitur për sfidat e ardhshme në botën e edukimit dhe shkencës. Kjo është një përpjekje e rëndësishme drejt rritjes së konkurrencës dhe integritetit të personelit akademik në universitet.