• Menaxhon punën e përgjithshme të njësisë dhe ndihmon menaxhmentin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave 20%.

 

  • Cakton objektivat e zyrës dhe siguron realizimin e këtyre objektivave në përputhje me planin strategjik të UUHP-së, duke u kujdesur për ruajtjen dhe rritjen e imazhit të universitetit 15%.

 

  • Siguron qasje dhe transparencë të punës në Universitet, përmes ofrimit të informacioneve dhe dokumenteve opinionit të gjerë publik dhe mediave, informon me kohë opinionin publik për punën dhe vendimet që merren në Universitet 15%.

 

  • Siguron që qëndrimet e Rektorit dhe Universitetit të paraqiten përmes njoftimeve për opinionin publik, për fushat e informimit publik, për komunikatat për shtyp, si dhe për paraqitjen në mediat zyrtare, sipas rasteve edhe vet paraqet qëndrimet zyrtare të Universitetit 15%.

 

  • Siguron hartimin dhe zhvillimin e politikave të fjalimeve dhe opinioneve për të gjitha temat e rëndësishme lidhur me aktivitet dhe shërbimet e Universitetit 10%.

 

  • Monitoron mediat vendore e ndërkombëtare lidhur me shkrimet për arsimin në përgjithësi dhe Universitetin në veçanti si dhe mban të informuar menaxhmentin lidhur me zhvillimet e rëndësishme për Universitetin, bashkërendon punët me shtypin vendor dhe atë ndërkombëtar 10%.

 

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e faqes zyrtare, përgatitjen e buletineve të universitetit, broshurave dhe në përgjithësi me pjesën e marketingut për Universitetin 10%.

 

  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; Kryen punë të tjera të ngjashme sipas kërkesës së menaxhmentit dhe nevojave të Universitetit 5%.