

Regjistrohu për punëtorinë "Fresku Klimatik"
Shoqata e ndërgjegjësimit për klimën organizon punëtorinë “Fresku Klimatik” në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, e hënë 23 Maj 10:00-13:00.
“The Climate Fresk” është një seminar që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin e njerëzve për ndryshimet klimatike. Bazuar në raportin e IPCC, shpjegon funksionimin e klimës dhe pasojat saj. Jep mundësinë për të mësuar shumë për ndryshimet klimatike, në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe u drejtohet si fillestarëve ashtu edhe ekspertëve. Studentë të interesuar për pjesëmarrje regjistrohuni më poshtë deri të Premten 20 Maj.