

Konferenca VI Ndërkombëtare për Kërkime në Shkencat Sociale – ICONSR 2023
Rektor i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani është i ftuar në cilësi të folësit kryesor dhe anëtarit të nderit të komitetit shkencor, ndërsa Prorektoret Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, janë të ftuar si anëtare të komitetit organizativ. Po ashtu edhe zv. Kryeministrja Emilja Rexhepi, mori pjesë në konferencë dhe mbajti një fjalë rasti.
Në fjalën e tij, Rektori Alishani theksoi se përmbajtja dhe pjesëmarrja në konferencë, tejkalojnë kufijtë gjeografik. “Prania juaj këtu reflekton një pasion të përbashkët për dijen dhe shkencën”, theksoi Rektori Alishani. Ndërkaq ai falënderoi komitetin organizativ dhe partnerët që kanë kontribuar për organizimin e konferencës.