

Rektori Alishani prit në takim Kryetarin e “ESNAF” z. Varis Xhejlani
Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF”, z. Varis Xhejlani, me bashkëpunëtorë të premtën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ai është pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.
Qëllimi i takimit ishte të ngritët bashkëpunimi mes universitetit dhe shoqatës për krijimin e mundësive për praktikë për studentët dhe diskutimi mbi nevojat e anëtarësisë së shoqatës, duke përfshirë kërkesat për kuadro të reja.
️Rektori Alishani theksoi përkushtimin e universitetit për të ruajtur një komunikim të qëndrueshëm me komunitetin e biznesit. Ai shtoi se kërkesat e tregut do të jenë baza e programeve studimore, duke siguruar që studentët të jenë më të përgatitur për tregun e punës.
Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF është themeluar në vitin 1994 nga artizanë dhe biznesmenë Prizrenas. Qëllimi i shoqatës është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe komercial, institucionalizimin dhe organizimin e kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha, bizneseve, tregtarëve dhe zejtarëve që merren me tregti në Prizren dhe tërë Kosovën.
#ESNAF #ZhvillimEkonomik #BashkëpunimIndustri #Prizren