

Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e KFOR - LMT Zviceran
Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR – LMT Zviceran në Prizren.
Rektori Alishani i njoftoi përfaqësuesit LMT-së, për të arrirat dhe sfidat e Universitetit.
Përfaqësuesit e LMT njoftuan për natyrën e punës së tyre dhe për angazhimet që kanë në kuadër të KFOR.
Ekipet e Monitorimit të Ndërlidhjes, ose shkurt LMT, veprojnë pothuajse çdo ditë brenda komuniteteve të cilave u shërbejnë, në mënyrë që të informojnë KFOR-in për rrjedhat në shoqëri.