

Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e “KUSA” - U prezantua “Programi i Granteve për Mbështetjen Universitare 2023/2024”
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të martën ka pritur në takim përfaqësuesit e “Kosovo United States Alumni” (KUSA) , që mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Para menaxhmentit të Universitetit, ata kanë prezantuar “Programin e Granteve për Mbështetjen Universitare 2023/2024” . Me këtë rast, Rektori Alishani shprehu gëzimin e tij për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e kësaj iniciative për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Në këtë takim u theksua se në kuadër të këtij programi, do të ndihmohen projekte për fuqizimin e instituteve kërkimore dhe angazhimi në komunitet i rrjetit alumni . Po ashtu u diskutuan mënyrat e ndryshme në të cilat mund të kontribuojnë në përparimin e Kosovës dhe promovimin e mundësive akademike dhe profesionale për rininë e saj .
Përzgjedhja për grantet e vogla të Programit të Mbështetjes Universitare bëhet në mënyrë konkurruese dhe ky program administrohet nga “Kosovo United States Alumni” (KUSA) . Hapja e aplikimit pritet të bëhet shumë shpejt, kështu që institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duhet të jenë të përgatitur për këtë mundësi unike!
University Support Grants Program 2023/2024
#Arsim #Zhvillim #KUSA #UniversitetiUkshinHoti