

Rektori Alishani priti në takim Prof. Dr. Jürgen Sander, prorektor për mësim i Universitetit të Hildesheimit në Gjermani
Prof. Dr. Jürgen Sander, prorektor për mësim i Universitetit të Hildesheimit, dhe Znj. Anette Lützel, drejtuese e programit “Sprachlernprojekt,” sot u pritën në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe ekipi i tij menaxhues, dekanët e njësive akademike dhe profesorë universitar.
Tema kryesore e takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve dhe shkëmbimi i mësimdhënësve, stafit të administratës dhe studentëve. Takimi përfshiu diskutime të thella mbi mundësitë e zhvillimit të partneritetit ndëruniversitar dhe projektet e ardhshme të shkëmbimit.
Qëllimi i Vizitës:
- Rritja e bashkëpunimit mes institucioneve akademike.
- Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave akademike.
- Zhvillimi i projekteve të përbashkëta në fushën e hulumtimit dhe arsimit.
- Krijimi i mundësive të reja për studentët për të zhvilluar njohuri dhe aftësi të reja.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani shprehu gëzimin e tij për këtë takim dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të partneritetit ndërmjet dy institucioneve për të pasuruar edukimin dhe hulumtimin në të dy universitetet.
Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Përparim Avdullahu, prezantoi historinë dhe arritjet e Universitetit “Ukshin Hoti” në bashkëpunimin ndërkombëtar me universitetet e tjera, sidomos me universitetet e vendeve gjermanofone.
Prof. Dr. Jürgen Sander dhe Znj. Anette Lützel sollën me vete materiale informative dhe prezantime të përgatitura me kujdes për të ndihmuar në rritjen e bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë në mes të dy institucioneve.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve ndërmjet dy universiteteve dhe hapë rrugën për shkëmbimin e vazhdueshëm të njohurive dhe ideve.
#BashkëpunimiNdëruniversitar #UniversitetiUkshinHoti #UniversitetiHildesheim #EdukimDheKultura