

Rektori i UUHP priti ne takim rektori e Universiteti Linnaeus Suedi Prof.Dr. Peter Aronsson
Sot Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren u vizitua nga Rektori I Universitetit Linnaeus në Suedi dhe profesor nga ky universitet dhe nga Universiteti NTNU në Norvegji. Vizita ishte një mundësi e rëndësishme për të ndarë eksperiencat në fushën e arsimit dhe shkencës dhe për të rritur bashkëpunimin midis universiteteve.
Rektori dhe profesori u pritën nga menaxhmenti, stafi dhe studentët e Universitetit Ukshin Hoti. Ata zhvilluan disa takime me drejtuesit e universitetit dhe profesorët, si dhe bënë një turr të kampusit dhe klasave ku vizituan edhe laboratorin hulumtues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ku pajisjet e këtij laboratori janë blerë në kuadër të projektit PhDICTKES i cili projekt menaxhohet nga Universiteti Linnaeus. Studentët e FSHK-së patën rastin të prezantojnë punën e tyre që kanë bërë me pajisjet që janë blerë në kuadër të projektit.
Gjatë takimeve, u diskutua për shumë tema, përfshirë programet e studimit, projektet e kërkimit dhe bashkëpunimin në shkencë dhe arsim. Gjithashtu u diskutua për mundësitë e mëtejshme për bashkëpunim midis universiteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Vizita u vlerësua si shumë e suksesshme nga të dy universitetet dhe u shprehën shpresat se do të ndjekin më shumë bashkëpunime në të ardhmen.
Pas vizitës në kampus delegacioni nga Suedia dhe Norvegjia u shoqëruan nga menaxhmenti dhe profesorët e universitetit në pjesën historike të qytetit të Prizrenit duke i njohur nga afër me historinë e qytetit.