

Rektori Krrabaj ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë z. Christoph Weidinger
Prof.Asoc.Dr. Samedin Krrabaj Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë z. Christoph Weidinger.
Gjatë takimit palët u dakorduan rreth vazhdimit të bashkëpunimit shumë të frytshëm ndërmjet Universitetit e në veçanti të programit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane – Fakulteti i Filologjisë, me shtetin austriak. Ky bashkëpunim do të avancohet edhe në aspekte tjera, si me universitetet në Austri në fushën e shkëmbimit akademik por edhe të literaturës austriake.