

Rektori Krrabaj ka pritur në takim Rektorin e Universitetit të Sivasit nga Turqia
Prof. Dr. Alim Yildiz, Rektor i Universitetit Sivas në Turqi dhe Dekani Prof. Dr. Ali Aksu, të martën kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim është biseduar për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, ku dy palët u pajtuan që të shtohet dinamika në tema konkrete, siç janë vazhdimi i mobiliteteve dhe hapja e drejtimeve të përbashkëta studimore.
Vlen të theksohet se dy vitet e fundit janë realizuar 22 shkëmbime të stafit në mes të dy universiteteve. 15 kanë ardhur në Prizren, ndërsa nga Universiteti ynë kanë shkuar 7.
Në takim ishin Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milami, Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan dhe drejtori për marrëdhënie me jashtë z. Parparim Avdullahu.