1

Rektori Temaj dhe Dekani Vuniqi pritën në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve pranë Ushtrisë së Kosovës

Rektori Temaj dhe Dekani Vuniqi pritën në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës
Prizren, – Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Sekretari i Përgjithshëm, z. Burim Berisha si dhe Zv. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, pritën në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës Nënkolonel, z. Enver Gërguri, i shoqëruar me pilotët e parë të Republikës së Kosovës. Ndër të tjerash në takim u diskutuar rreth legjislacionit dhe politikave të Aviacionit Civil dhe mundësisë së bashkëpunimit të ndërsjellë.