– Të siguroj që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të janë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;

– Të sigurojë që shpenzimi i parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me Rregullat e KMF;

– Verifikon lartësinë e shpenzimeve sipas njësive dhe kodeve;

– Kompleton dhe arkivon dokumentet financiare;

– Verifikon dokumentacionin, vërteton saktësinë e të dhënave;

– Kontrollon dokumentacionin mbështetës ( faturat,fletëdergesat, kontratat, vendimet dhe shkresat tjera përcjellëse);

– Të sigurohet se të gjitha dokumentet janë të vulosura dhe të nënshkruara;

– Mirëmban sistemimin e dosjeve, duke përfshirë te gjitha kopjet relevante;

– Ruan dhe arkivon dokumentet e certifikuara;

– Mirëmban regjistrat e te gjitha vendimeve te certifikuara, me detaje te sakta dhe precize për fonde sipas kërkesave për çertfikim;

– Ushtron të gjitha detyrat të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas Rregullave të KMF;

– Ndihmon zyrtarin e prokurimit dhe zyrtarin për buxhet e financa sipas nevojës se paraqitur;

– Zëvendëson zyrtarin e prokurimit dhe atë të financave në rast të mungesës së tyre nga puna;

– Kryen dhe punë të tjera më urdhër të Rektorit dhe Prorektorëve.