You are here:

Zyra për Sigurimin e Cilësisë

MSc. Nora Rada 

Udhëheqës i Sektorit për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësim

Email: nora.rada@uni-prizren.com

Nora_Rada

Kujtim Hameli

Zyrtar administrativ në ZSC

Email: kujtim.hameli@uni-prizren.com

Kujtim_Hameli

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë janë:

– Rritja e veprimtarive ndërgjegjësuese brenda institucionit në lidhje me rëndësinë e sigurimit të cilësisë;

– Koordinon me anëtarët e tjerë të stafit të Universitetit zbatimin e planit strategjik;

– Harton dokumente dhe udhëzime të tjera të nevojshme për sigurimin e cilësisë;

– Kontribuon në mënyrë aktive në Universitet në funksion të kryerjes së aktiviteteve të lidhura me sigurimin e cilësisë;

– Harton raporte të brendshme të vetëvlerësimit;

– Mbledh dhe arkivon dokumentet e nevojshme ashtu siç kërkohet nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA), dhe mban korrespodencën e rregullt me AKA-në;

– Merr pjesë aktive në vlerësimin e përgjithshëm të aktiviteteve në Universitet përfshirë stafin akademik, administrativ,dhe në  infrastrukturë etj.;

– Organizon procesin e akreditimit institucional dhe asiston në procesin e akreditimit të programeve studimore;

– Organizon, administron dhe kontrollon procesin e vlerësimit të stafit akademik, administrativ, atë të shërbimeve për studentë, dhe atë të infrastrukturës etj.;

– Menaxhon procesin e shpërndarjes, dhe publikimit të raporteve të aktiviteteve vlerësuese;

– Ofron asistencë operative për Komisionin Qendror të Sigurimit të Cilësisë;

– Udheheqë grupe punuese, sipas propozimit të Komisionit Qendror të Cilësisë në nivel të Universitetit dhe me miratim të Rektorit, për të realizuar aktivitetet e vlerësimit sipas nevojës;

– Kujdeset që rektorati, njësitë akademike e organizative dhe organet drejtuese të Universitetit të  zbatojnë dinamikën e planeve të veprimit për zbatimin e standardeve të akreditimit dhe rekomandimeve të AKA-së, dhe harton raporte çdo tre muaj për progresin e zbatimit të rekomandimeve dhe standardeve, ku për të njejtat e njofton Rektorin;

– Dy herë në vit koordinatori i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në Universitet i raporton  Senatit  për sigurimin e cilësisë brenda Universitetit;

– Udhëheqë proceset e akreditimit dhe riakreditimit institucional, si dhe të programeve studimore dhe mban komunikim të rregullt me AKA-në, dhe institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë vendit.

– Zyra për sigurimin e cilësisë përkrahet nga zyrtarët administrativ dhe akademik në hartimin e analizave të nevojshme për këtë zyrë.