Skender Kokollari

Pozita: Menaxher i Burimeve Njerëzore

Njësia: Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave
  • Kujdeset për zbatimin e politikave shtetërore të punësimit dhe zbatimin e legjislacionit në marrëdhënien e punës së personelit të universitetit.
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore.
  • Siguron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe procedurave për punësimin, dhe zhvillimin e burimeve njerëzore të universitetit.
  • Udhëheq procesin e planifikimit, vlerësimit dhe rekrutimit të personelit si dhe menaxhon dhe mirëmban sistemin e informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore (SIMBNJ) të universitetit.
  • Siguron identifikimin e nevojave për trajnimin, arsimimin e burimeve njerëzore, vlerësimi i ndikimit të trajnimeve si dhe sigurimi i trajnimeve adekuate.
  • Mbështet punën e Komisionit për ankesa dhe parashtresa dhe Komisionit disiplinor.
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.