Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizata studentore të cilave mund t’i përkasin të gjithë studentët.

Secila organizatë studentore ka statutin e vet që aprovohet nga anëtarët e saj në pajtim me Rregulloret e përgjithshme të nxjerra nga Këshilli drejtues. Statuti do të përfshijë parimet për mundësi të barabarta dhe mosdiskriminim.

Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe:

  • Parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;
  • Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.

Anëtarët për Parlamentin e studentëve dhe këshillat e studentëve do të zgjedhen në pajtim me procedurat për zgjedhje parlamentare.

Organizatat studentore kanë të drejtë të propozojnë anëtarët për parlamentin e studentëve dhe këshillin e studentëve të njësive akademike në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në çdo dy (2) vjet.

Detajet për procedurën zgjedhore do të përcaktohen me Rregullore të posaçme të nxjerra nga Këshilli drejtues në konsultim me Parlamentin e studentëve.

Limiti për nominimin e anëtarëve të organizatave studentore është:

tre përqind (3%) i numrit të përgjithshëm të votave në nivel të njësisë përkatëse akademike për këshillat e studentëve të njësive akademike;

pese perqind (5%) i numrit të përgjithshëm të votave për parlamentin e studentëve.

Mandati i anëtarëve të Parlamentit të studentëve dhe këshillit të studentëve të njësive akademike zgjat dy (2) vjet, pa të drejte të rizgjedhjes.

Parlamenti i studentëve dhe këshillat e studentëve të njësive akademike ushtrojnë detyra në bazë të parimit të shumicës votave.

Studentët kanë të drejtë për tubime paqësore.

Studentët kanë të drejtë të formojnë asociacione profesionale apo shoqata për çfarëdo qëllimi të lejuar me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit