Qëllimi i Bordit Këshillëdhënës Industrial

Qëllimi i themelimit të Bordit Këshillëdhënës Industrial është bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërmjet njësive akademike dhe komunitetit industrial. Kjo rregullore përcakton karakterin, anëtarësimin, funksionimin, fushëveprimin, mënyrën e vendimmarrjes dhe mandatin e Bordit Këshillëdhënës Industrial.

Neni 1.

Karakteri i Bordit Këshillëdhënës Industrial

  • 1. Karakteri i Bordit Këshillëdhënës Industrial (në tekstin e mëtejmë BKI), të themeluar në bazë të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren (në tekstin e mëtejmë UUHP) dhe të kësaj Rregulloreje, është jo fitimprurës dhe këshillëdhënës dhe bazohet në vullnetin e mirë të anëtarëve dhe përkushtimin e njësive akademike (në tekstin e mëtejmë NjA) dhe UUHP-së për ngritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë në fushën e veprimtarisë së NjA-së.
  • 2. BKI përbëhet nga përfaqësuesit e tregut të punës dhe të autoriteteve nga fushëveprimtaria e NjA-së përkatëse, dhe përfaqësues të studentëve të NjA-së përkatëse.
  • 3. Anëtarët e BKI-së (përveç anëtarëve ex-officio, dhe atyre që janë angazhuar paraprakisht) nuk mund të angazhohen si ligjërues në NJA-në, pasi të nominohen si anëtarë të BKI-së.
  • 4. Secili anëtarë i BKI-së (përfaqësues i tregut të punës) që do të shërbejë në BKI të NjA-së, do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit, me ç'rast siguron gatishmërinë e tij/saj për të shërbyer në BKI në baza vullnetare, pa pritur ndonjë shpërblim, duke eliminuar konfliktin e interesit dhe ruajtur konfidencialitetin e informatave.
  • 5. Themelimi i BKI-së në secilën njësi akademike të UUHP është i obligueshëm për të siguruar se programet studimore janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe monitoruar rezultatet performancës së programeve të propozuara studimore tek të diplomuarit në këto programe.
  • 6. Përbërja dhe aktivitetet e BKI-së publikohen në ueb faqen e UUHP-së në vegzën e NjA-së. Secila NjA e UUHP-së duhet të zhvillojë një vegëzë të veçantë në ueb-faqen e NjA-së, për të publikuar aktivitetet e BKI-së.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas