

Stafi akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” mbajti me sukses trajnimin “Mësimdhënia në arsimin e lartë”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është mbajtur me sukses trajnimi me temë: “Mësimdhënia në arsimin e lartë”. Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit nga radhët e stafit akademik i thelluan njohuritë e tyre për qasjet dhe teoritë e ndryshme bashkëkohore përkitazi me mësimdhënien dhe të nxënit, si dhe përmes punës praktike, i demonstruan aftësitë e tyre për zbatimin e njohurive të marra me studentët e njësive të tyre akademike tyre në punën e tyre të përditshme mësimdhënëse. Trajnimet i ndiqen grupi i parë i përbërë nga dy mësimdhënës prej secilës njësi akademike, ndërsa me grupet tjera do të organizohet në vijim.
Organizimi i këtyre trajnimeve është në kuadër të objektivave strategjike për zhvillimin profesional të stafit duke u bazuar edhe në të gjeturat nga procesi i vlerësimit gjithëpërfshirës të stafit akademik.
Ky sesion i trajnimeve u realizuar nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale ndërkaq, vlen të theksohet se Universiteti “Ukshin Hoti” është duke punuar në funksionalizmin e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie, si mekanizëm i brendshëm, për të cilën gjë është duke marr edhe konsulentë ndërkombëtarë. Trajnimi është mbajtur online.