- Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja – Kryesues;
- Rajmonda Kurshumlia- Zëvendës Kryesuese;
- Edita Alo – Anëtar;
- Prof.asoc. Dr. Rifat Morina – Anëtar;
- Prof.asoc. Dr. Drita Krasniqi – Anëtar;
- Prof.ass. Dr. Ylli Kortoçi – Anëtar;
- Prof.ass. Dr. Sadik Maloku – Anëtar;
Qeverisja e Universitetit
- Autoritetet kryesore qeverisëse të Universitetit janë Këshilli drejtues, Rektori dhe Senati.
- Të gjitha autoritetet qeverisëse të Universitetit ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi parimin e votimit me shumicë votash, nëse nuk përcaktohet ndryshe në këtë Statut.
- Mandati i të gjithë zyrtarëve qeverisës dhe autoriteteve qeverisëse e anëtarëve të tij fillon me 1 Tetor, nëse nuk përcaktohet ndryshe me këtë Statut.
Neni 17
Këshilli drejtues i Universitetit
- Këshilli drejtues i Universitetit (më tej ‘Këshilli drejtues’) është autoriteti kryesor qeverisës i Universitetit.
- Këshilli drejtues ka përgjegjësi të përgjithshme strategjike për funksionimin efektiv institucional të Universitetit.
- Këshilli drejtues është përgjegjës për të gjitha vendimet në lidhje me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me detyrimet e tij.
- Këshilli drejtues, kolektivisht i raporton dhe është përgjegjës para Ministrisë së Financave, për shfrytëzimin e duhur e në mënyrë efektive të fondeve që Ministria ose ndonjë burim tjetër publik ia kanë ndarë Universitetit.
- Këshilli drejtues mund të formojë komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur me aspekte të veçanta të punës së tij.
- Këshilli drejtues formon Komisionin për çështje statutare si komision këshillëdhënës.
Komisioni informon autoritetet e Universitetit lidhur me të gjitha rastet e moszbatimit të Statutit dhe akteve tjera në çështjet e caktuara nga autoritetet kompetente si dhe merr pjesë në hartimin ose jep mendimin në procedurën e përgatitjes së akteve dhe Rregulloreve të nxjerra nga Universiteti. Këshilli drejtues me akt të veçantë rregullon çështjet lidhur me Komisionin për çështje statutare.
Për më shumë shih Statutin.