

Strukturat e sigurimit të cilësisë dhe administrata e Universitetit trajnohen për “Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë”
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, më 28-29 shtator 2022 e organizon trajnimin.
Në trajnim po marrin pjesë Zyra për Sigurimin e Cilësisë, koordinatorët për sigurimin e cilësisë në njësitë akademike dhe stafi i administratës së Universitetit. Trajnimi po mbahet nga Prof.Dr. Ferdije Zhushi Etemi, e cila ka një përvojë të gjatë në sistemin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Trajnimi fokusohet në Procesin e Bolonjës, Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (ESG), Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe Sigurimi i jashtëm periodik i cilësisë.