

Studentët e Fakultetit Juridik ndoqën trajnimin me temë: “Përdorimi i të dhënave gjyqësore”
Në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten është mbajtur një trajnim me studentët e këtij fakulteti i organizuar bashkë me “BIRN”. Tema e trajnimit ishte “Përdorimi i të dhënave gjyqësore”. Trajnimi u fokusua në rëndësinë e përdorimit të të dhënave, pastaj se si duhet të përdorën të dhënat dhe u demonstruan raste specifike të përdorimit të të dhënave. Trajnim u ndjek me entuziazëm nga studentët e Fakultetit Juridik të cilët participuan në mënyrë aktive.
Me rastin e hapjes se punimeve të trajnimit një fjalë rasti e mbajti Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu. Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për formimin profesional të studentëve të kësaj njësie mbajtjen e këtij trajnim me këtë temë.
Fakulteti Juridik gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi anës praktike, pasi që krahas aspektit teorik është i domosdoshëm edhe aspekti i praktik.