Organizimi i Studentëve

Studentët kanë të drejtë të themelojnë organizata studentore të cilave mund t’i përkasin të gjithë studentët.

Secila organizatë studentore ka statutin e vet që aprovohet nga anëtarët e saj në pajtim me Rregulloret e përgjithshme të nxjerra nga Këshilli drejtues. Statuti do të përfshijë parimet për mundësi të barabarta dhe mosdiskriminim.

Interesat e studentëve do të përfaqësohen në kuadër të Universitetit me këto organe:

– Parlamenti i studentëve në nivel të Universitetit;

– Këshilli i studentëve në nivel të njësisë akademike.

Anëtarët për Parlamentin e studentëve dhe këshillat e studentëve do të zgjedhen në pajtim me procedurat për zgjedhje parlamentare.

Organizatat studentore kanë të drejtë të propozojnë anëtarët për parlamentin e studentëve dhe këshillin e studentëve të njësive akademike në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në çdo dy (2) vjet.

Detajet për procedurën zgjedhore do të përcaktohen me Rregullore të posaçme të nxjerra nga Këshilli drejtues në konsultim me Parlamentin e studentëve.

Limiti për nominimin e anëtarëve të organizatave studentore është:

tre përqind (3%) i numrit të përgjithshëm të votave në nivel të njësisë përkatëse akademike për këshillat e studentëve të njësive akademike;

pese perqind (5%) i numrit të përgjithshëm të votave për parlamentin e studentëve.

Mandati i anëtarëve të Parlamentit të studentëve dhe këshillit të studentëve të njësive akademike zgjat dy (2) vjet, pa të drejte të rizgjedhjes.

Parlamenti i studentëve dhe këshillat e studentëve të njësive akademike ushtrojnë detyra në bazë të parimit të shumicës votave.

Studentët kanë të drejtë për tubime paqësore.

Studentët kanë të drejtë të formojnë asociacione profesionale apo shoqata për çfarëdo qëllimi të lejuar me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Parlamenti i studentëve është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve.

Numri i tërësishëm i anëtarëve të parlamentit të studentëve është nëntë (9).

Anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura në zgjedhjet e studentëve dhe sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga secila organizatë studentore në fillim të fushatës zgjedhore.

Anëtarët e Parlamentit të studentëve zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin.

Këshilli drejtues nxjerr Rregulloren e punës për Parlamentin e studentëve.

Parlamenti i studentëve zgjedh anëtarët e Senatit nga lista e të propozuarve e përgatitur nga këshilli i studentëve i njësisë akademike. Kryetari i Parlamentit të studentëve është anëtar ex – officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë të Senatit.

Kryesia e Parlamentit Studentor të Universitetit “UKSHIN HOTI” të Prizrenit

  • Milot Krasniqi, Kryetar i Parlamentit të Studentëve
  • Rina Berisha, Nënkryetare për çështje organizative dhe akademike
  • Samire Binaj, Nënkryetare për marrëdhënie me jashtë
  • Ilir Krasniqi, Sekretar
  • Flutra Sope, Zëdhënëse për informim

Arianit Berisha – Senator
Anesa Berisha – Senatore

Parlamentin studentor e gjeni në këtë faqe në facebook:

Këshillat e studentëve janë organet e përfaqësimit të studentëve në secilën njësi akademike.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të secilit këshill të studentëve është një perqind (1%) e numrit të përgjithshëm të studentëve të rregullt të regjistruar në atë njësi akademike, me më së paku pesë (5) dhe më së shumti njëzet e një (21) anëtarë.

Anëtarët do të propozohen nga organizata studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura gjatë zgjedhjeve të studentëve për secilën njësi akademike sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga organizata studentore në fillim të fushatës zgjedhore.

Anëtarët e secilit këshill të studentëve zgjedhin një (1) kryetar dhe një (1) nënkryetar.

Këshilli drejtues nxjerr Rregulloren e punës për këshillat e studentëve.

Secili këshill i studentëve propozon listën me tre (3) kandidatë për anëtarë studentë të Senatit për t’u zgjedhur nga Parlamenti i studentëve.

Këshilli i studentëve i secilës njësi akademike zgjedh anëtarët studentë të këshillit të njësisë akademike. Kryetari i këshillit të studentëve është anëtar ex-officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve student të këshillit të fakultetit.

Këshilli drejtues ndan buxhet të përshtatshëm vjetor për veprimtarinë e Parlamentit të studentëve dhe këshillave të studentëve te propozuar nga Parlamenti i studentëve.

Studentët kanë të drejtë për tubime paqësore.

Studentët kanë të drejtë të formojnë asociacione profesionale apo shoqata për çfarëdo qëllimi të lejuar me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Çdo fakultet ka Këshillin e studentëve. Ky është autoritet që i përfaqëson të gjithë studentët e fakultetit.

Numri i anëtarëve dhe procedura për zgjedhjen e tyre caktohet me Rregulloren e nxjerrë nga Këshilli drejtues në pajtim me këtë Statut dhe në konsultim me Parlamentin e studentëve.

Mandati i anëtarëve të Këshillit të studentëve është i kufizuar në dy (2) vite pa mundësi për rizgjedhje.

Këshilli i studentëve shqyrton dhe vendos për të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve në fakultet.

Këshilli i studentëve realizon interesat e veta lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor, përmes përfaqësuesve të vet në këshillin e fakultetit.

Anëtarët studentë të këshillit të fakultetit marrin pjesë në propozimin e kandidatëve për dekan.