1

THEMELOHET “KONFERENCA E PARLAMENTEVE STUDENTORE” – KPS

Parlamentet Studentore të Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës, si organet më të larta përfaqësuese të studentëve në universitetet përkatëse, vendosën të themelojnë “Konferencën e Parlamenteve Studentore”, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe aktivizmit studentor në Republikën e Kosovës. Parlamenti Studentor i Universitetit ” Ukshin Hoti ” u zotua që do të punojë dhe do të përkujdeset maksimalisht që kjo konferencë të jetë sa më produktive për të mirën e studentëve të Republikës së Kosovës. Në këtë takim PS-UPz, u përfaqësua nga kryetari Milot Krasniqi. Takimi i parë joformal u mbajt në Senatin e Universitetit të Prishtinës, ku u diskutua për formimin formal të “Konferencës së Parlamenteve Studentore”, vendosjen e kontaktit institucional, njoftimin mbi punën e Parlamenteve Studentore në universitetet përkatëse si dhe u trajtuan çështje të rëndësishme për studentët në nivel rajonal dhe shtetëror.