

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren hap thirrje për shprehje interesi për angazhimin e dymbëdhjetë (12) studentëve për asistimin në Konferencën Ndërkombëtare ‘’BRIDGE 2023’’.
Me qëllim të mbarëvajtjes së aktiviteteve në kuadër të organizimit të Konferencës ’’ BRIDGE 2023’’, e cila do të mbahet më 9 dhe 10 nëntor 2023, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, hap thirrje për shprehje interesi për angazhimin e dymbëdhjetë (12) studentëve, të cilët do të asistojnë në kryerjen e aktiviteteve ndihmëse.
- Detyrat e studentëve të angazhuar:
- Pritja e pjesëmarrësve dhe orientimi i tyre në ceremoninë e hapjes së Konferencës,
- Pritja e pjesëmarrësve dhe orientimi i tyre në sallat e mbajtjes së sesioneve,
- Asistimi në përdorimin e pajisjeve teknike dhe teknologjike,
- Ofrimi i ndihmës në dhënien e informacioneve për pjesëmarrësit.
- Kriteret e përzgjedhjes së studentëve:
- Të jenë në vitin e fundit të studimeve,
- Të kenë notën mesatare mbi 9.00,
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze,
- Të kenë aftësi të komunikimit.
- Dokumentet e aplikimit:
- Kërkesa,
- Vërtetimi që jeni në vitin e fundit të studimeve,
- Certifikata e notave
- Angazhimi do të jetë dyditor (data 9 dhe 10 nëntor),
- Pagesa : 50 euro për student,
- Aplikimi: Dokumentet për aplikim duhet të dorëzohen në Zyrën e Protokollit nr. 308, në objektin e Rektoratit nga data 01.11.2023 deri më 07.11.2023, në ora 11.00.
Këshilli Organizativ i Konferencës ’’BRIDGE 2023’’.