

U mbajt Panairi Virtual i Karrierës 2021
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, me mbështetje të GIZ-it dhe në bashkëorganizim me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ka mbajtur të martën “Panairin Virtual të Karrierës 2021”, ku kanë marrë pjesë më shumë se 50 kompani, organizata, studentë, si dhe të interesuar të tjerë.
Fillimisht pjesëmarrësve ju drejtuar me një fjalë rasti Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në UPZ, më pastaj edhe dy rektorët e universiteteve partnere, rektori i UFAGJ-së, prof. ass. dr. Artan Nimani, rektori i UHZ-së, prof. dr. Armand Krasniqi.
Rektori Krrabaj theksoi se mbajtja e këtij Panairi ka një rëndësi të veçantë për universitetin dhe studentët tonë, sepse është një mundësi për të përfituar në sigurimin e një vendi të punës ose të një praktike profesionale, apo për të siguruar një punëtor të kualifikuar në anën tjetër. Ai shtoi se gjithnjë e më shumë jemi duke i kushtuar rëndësi bashkëpunimit me industrinë dhe se do të tregon kujdes që të thellohet dhe zgjerohet ky bashkëpunim, sepse e konsiderojmë shumë të rëndësishëm. Në këtë mënyrë ne marrim njohuri për nevojat e tregut të punës por edhe punëdhënësi njoftohet me institucionet tona dhe me fuqinë punëtore të kualifikuar që prodhojmë.
Falënderojë mbështetësit e Panairit, GIZ-in, bashkorganizatorët dhe të gjitha kompanitë, institucionet dhe pjesëmarrësit e këtij Panairi.
Vlen të theksohet se kontribut në organizimin e panairit dha Qendra e Karrierës&Alumni e Universitetit.