

U mbajt sesion informues për bursat Fulbright
Sesioni informues u zhvillua në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe u moderuar nga përfaqësues të Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara-Kosovë, Gresë Sermaxhaj – Asistente e Komunikimit, e cila ndau informacione të rëndësishme për aplikimin dhe kriteret e përzgjedhjes për bursat Fulbright.
Bursat Fulbright janë një mundësi e rrallë për të fituar një eksperiencë të pasur akademike dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto bursa ofrohen për studentët e nivelit të lartë dhe shkencëtarët për të kryer studime dhe hulumtime në të gjitha fushat.
Ky sesion informues tregon përkushtimin e SHBA-ve në promovimin e mundësive të arsimit të lartë dhe ndihmën për të mbështetur studentët dhe shkencëtarët të arrijnë ëndrrat e tyre të studimit në Shtetet e Bashkuara.
Për të mësuar më shumë rreth aplikimit për bursat Fulbright dhe kriteret e tjera të aplikimit, studentët dhe stafi akademik janë inkurajuar të vizitojnë faqen zyrtare të Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara-Kosovë dhe të kontaktojnë përfaqësuesit e tyre për ndihmë dhe udhëzime të mëtejshme.