

U mbajt takim informues mbi “Forcimin e bashkëpunimit akademik dhe rrjetit shkencor ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”
Pastaj Rektori, së bashku me studiuesit nga Norvegjia, profesorët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, si dhe përfaqësuesit nga sektori qeveritar dhe jo-qeveritar, kanë vazhduar në takimin informues, ku janë bërë prezantimet mbi këtë temë.
Dr. Froydis Gyllund ka prezantuar me temë: “Rrjeti i ekspertizës lokale të ushqimit në Norvegjinë Veriore”. ️ Prof. Asoc. Dr. Ekrem Gjokaj ka prezantuar me temë: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe lidhjen e tij me industrinë bujqësore-ushqimore. Flutra Ramadani nga OJQ LAG Shari ka folur për aktivitetet në rajonin e Parkut Shari dhe sfidat e tyre. ️ Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Imri Demelezi, ka ndarë pikëpamjet e tij në lidhje me këtë organizim. Dr. Birger Vennesland, shefi i departamentit për Ekonomi dhe Shoqëri në Norëegian Institute of Bioeconomy NIBIO, ka sjellë një perspektivë të vlefshme. Jeton Jagxhiu, hulumtues i pavarur i ushqimit, ka diskutuar për temën: “Prodhimin tradicional të djathit Shari në Kosovë”.
Një prezantim i shkurtër është bërë rreth sektorit të pylltarisë në Kosovë dhe nevojave të tij, i pasuar nga pyetje dhe përgjigje. Moderatori i takimit ishte Nol Krasniqi. ️
Në fund të takimit, Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani ka shprehur vlerësimin dhe gëzimin e tij për këtë ngjarje të rëndësishme. ️ “Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin e çmuar në këtë takim të rëndësishëm. Bashkëpunimi akademik dhe shkencor është një mjet i fuqishëm për zhvillimin e dijes dhe për avancimin e shoqërisë sonë. Takimi ynë sot me studiuesit nga Norvegjia është një hap i rëndësishëm drejt kësaj përpjekjeje të përbashkët. Ju inkurajoj të vazhdoni këtë bashkëpunim dhe të kujdeseni për lidhjet akademike dhe shkencore në të ardhmen. Faleminderit.”
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Imri Demelezi, në fund të takimit, tha: “Jam i lumtur që pata mundësinë të jem pjesë e këtij takimi dhe të kontribuoj në forcimin e bashkëpunimit shkencor. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve është thelbësor për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe pyllor. Le të vazhdojmë këtë rrugë bashkë dhe të sjellim ndryshime pozitive në sektorin tonë. Faleminderit.”
Ky takim ka shërbyer si një ngjarje e rëndësishme për forcimin e lidhjeve shkencore dhe akademike ndërmjet dy vendeve dhe është një hap i madh në drejtim të bashkëpunimit të mëtejshëm.