

U mbajt tryezë e rrumbullakët në kuadër të Projektit “Mentorimi për ndryshimet klimatike”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të martën është mbajtur tryezë e rrumbullakët në kuadër të Projektit “Mentorimi për ndryshimet klimatike” për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të mbështetur nga UNDP.
Takimin e hapi menaxheri i projektit, Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojagji, i cili i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt deri më tani dhe për pjesëmarrësit e kësaj punëtorie. Ndërkaq, një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani. Ai theksoi se vet tema e Projektit është një ndërthurje e shkëlqyer e nivelit akademik dhe asaj me çfarë po përballemi çdo ditë e më tepër, ndryshimet klimatike, dhe temat që po trajtohen në nivelin global.
Ndërsa z. Maliq Pireci prezantoi mbi kontekstin e përgjithshëm të ndryshimeve klimatike dhe ndikimin në Kosovë.
Deri më tani në kuadër të këtij projekti janë realizuar 8 vizita studimore në vendet më interesante në Kosovë që lidhen me mbrojtjen e natyrës, klimës, ujit dhe biodiversitetit. (Kompani minerare, Blinaje, Paqe kombëtare, Fabrika e Feronikelit, Instituti-Fidanishtja pyjore në Istog, Landfill mbeturinash, Impiant I ujërave të zeza dhe një vizitë fantastike në Lagunen e Karavastas në Divjakë të Shqipërisë)
- Janë realizuar 5 ligjërata online nga profesor të shquar të Universitetit të Prishtinës.
- Janë realizuar 4 ligjërata fizike nga profesorë të shquar të Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’.
- Janë realizuar dy storie televizive nga 10 minuta secila. Lidhur me çështjen e mbrojtjes së mjedisit, dhe ndryshimeve klimatike.
- Së bashku me studentët e shkollës së mesme ‘’11 Marsi’’, është realizuar aktiviteti i muralit në ambientet e FSHJM-së, një peizazh fantastik, që i ka dhënë një pamje ndryshe korridoreve të këtij Fakulteti.
- Pothuajse është përfunduar e gjithë procedura e blerjes së volumeve të ndryshme të librave për profesorët e FSHJM-së.
- Po ashtu janë në përfundim e sipër shtypja e 1000 broshurave vetëdisuese që do të shpërndahen në shkolla dhe ambiente ku mund të kenë impakt pozitiv vetëdisues,
- Janë mbajtur dhe do të mbahet tryeza të rrumbullakta si kjo sot, dhe takime me institucionet dhe kompanitë e ndryshme, për të diskutuar për çështjen e mbrojtjes së mjedisit, dhe kontributin që mund të japim secili në këtë aspekt.
Pjesëmarrës aktiv në këtë projekt kanë qenë 41 studentë, 36 shqiptarë, 4 nga komuniteti turk dhe 1 nga komuniteti RAE, që e bëjnë akoma me atraktiv dhe gjithëpërfshirës këtë projekt.
Po ashtu të gjithë profesorët e FSHJM-së dhe më gjerë kanë qenë pjesë aktive e vizitave studimore në terren që i përmenda më sipër.
Projekti do të përfundojë plotësisht deri më 30 nëntor. Sot, një nga kërkesat tona për diskutim është që të japim ide për një projekt tjetër për të aplikuar në UNDP ose potencialisht diku tjetër. Të gjitha informacionet e përmendura më sipër mund të gjenden në faqen e internetit të Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’ nën seksionin CCMSP duke klikuar mbi projekt.