

Uinversiteti “UKSHIN HOTI” Prizren në bashkëpunim me KRPP mbajti trajnimin e radhës për përdorim të moduleve për menaxhimin e kontratës dhe vlerësimin e performancës se kontraktorëve përmes sistemit të e-prokurimit.
UPZ në bashkëpunim me KRPP, me dt.06/09/2023, mbajti trajnimin e radhës për përdorim të moduleve për menaxhimin e kontratës dhe vlerësimin e performancës se kontraktorëve përmes sistemit të e-prokurimit, duke përfshire edhe aspektet ligjore në lidhje me këtë çështje.
Pjesëmarrës ne trajnim ishin zyrtarë përgjegjës dhe të ngarkuar për menaxhim të kontratave, të autoritetit kontraktuese, Universiteti ” Ukshin Hoti” në Prizren.
Trajnimi u mbajt nga z. Osman Bytyqi, Udhëheqës i Divizionit për Monitorim ne KRPP dhe Trajner ne fushën e prokurimit publik.
Me vënien ne përdorim të moduleve për menaxhimin e kontratave dhe vlerësimin e performancës se kontraktuesve në fushën e prokurimit publik përmes sistemit te e-prokurimit, është ngritur transparenca, efikasiteti dhe llogaridhënia ne menaxhimin e kontratave publike, dhe përmes këtij trajnimi është arritur forcimi i kapaciteteve të zyrtareve përgjegjës për këtë fushë.