

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe National School of Agronomical Sciences (Bordeaux Sciences Agro) France kan fituar projektin “Trajnime ne nivel universitar Vreshtat dhe Verërat France-Kosovë” të financuar nga qeveria Franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perëndimor”
Universiteti “Ukshin Hoti” dhe National School of Agronomical Sciences (Bordeaux Sciences Agro) France kan fituar projektin “Trajnime ne nivel universitar Vreshtat dhe Verërat France-Kosovë” të financuar nga qeveria Franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perendimor”.
Qëllimi i këtij project bashkëpunimi Franko-Kosovar është të promovojë zhvillimin e ekosistemit të vreshtave dhe verës në Kosovë dhe në arenën ndërkombetare duke kontribuar në konsolidimin e ofertës së specializuar të trajnimit duke u mbështetur në ekspertizën e Francës dhe Rajonit Nouvelle-Aquitaine, rajon i njohur me verërat më cilësore në botë. Përmes këtij projekti bashkëpunimi, arsimimi universitar do të mbledhë nevojat e trajnimit lokal dhe ndërtimi i një oferte trajnimi të përshtatur me kontekstin lokal dhe nevojat e tregut, bazuar në modelin francez i cili kombinon mësimdhënien teorike dhe praktike. Përfitues të ktij projekti do të jenë studentet dhe komuniteti i bizneseve të kesaj fushe.