

Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren bëhet pjesë e Forumin të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor
Ky vendim i rëndësishëm në kuadër të takimit të Forumit të Rektorëve është një shans i madh për Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren për të përparuar dhe për të ndërtuar marrëdhëniet me institucione të tjera të arsimit të lartë në rajonin e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, kjo është një mundësi e vlefshme për rrjetëzim dhe për të qenë pjesë e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta me universitetet e tjera të Forumit të Rektorëve.
Ky vendim historik është rezultat i punës dhe përkushtimit të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe ekipit të tij drejtues. Rektori Alishani me këtë rast theksoi:: “Kjo është një dëshmi e përpjekjeve tona për të rritur rolin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në skenën ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe për të kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e një arsimi cilësor në rajonin tonë.”
Në këtë Forum të Rektorëve, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren angazhohet në përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin dhe integrimin në fushën e arsimit të lartë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Ky hap i rëndësishëm është një shenjë e përkushtimit të universitetit për të ndikuar në zhvillimin dhe promovimin e një arsimi të lartë cilësor dhe të trajtimit të sfidave të ndryshme që i përballen arsimi i lartë në rajon.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është i gatshëm të kontribuojë në ndërtimin e një kulture të arsimit të lartë të përbashkët dhe të bashkëpunimit rajonal, dhe kjo mundësi e re do të sjellë shumë fruta të kënaqshme për komunitetin universitar dhe shoqërinë në tërësi.