

Stafi akademik i Universitetit mori pjesë në Trajnimin për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë
Stafi akademik i Universitetit mori pjesë në Trajnimin për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë
Stafi i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, mori pjesë në Trajnimin për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë” i cili u organizua në kuadër të projektit Erasmus+ “Rritja e kapaciteteve kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”. Trajnimi ishte tre ditor, 11-13 Prill 2022 dhe u mbajt në ambientet e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. Nga radhët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën pjesë 1o pjesëmarrës nga radhët e stafit akademik.