

Universiteti "Ukshin Hoti" po merr pjesë në trajnimin online për ndërkombëtarizim
Në kuadër të projektit QUADIC, të programit Erasmus+, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, po merr pjesë në trajnimin online në fushën e ndërkombëtarizimit të organizuar nga UNISTRAPG. Hapat drejt një strategjie të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe korniza akademike e bazuar në kulturën e Università per Stranieri Perugia ishin tema diskutimi në ditën e parë të trajnimit. Ky trajnim dy ditor ka filluar sot më 8 dhjetor dhe do të vazhdojë deri nesër më 9 dhjetor 2021.