

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka hapur thirrje për aplikim për mbështetje financiare për Publikimet Shkencore 2022/2023 (Nëntor 2023)
Rritja e veprimtarisë kërkimore-shkencore është një nga objektivat e Planit Strategjik (2020-2024) të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Përmes mbështetjes financiare, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, ka si qëllim të mbështesë hulumtuesit e të gjitha njësive akademike.
Të drejtë aplikimi për mbështetje financiare kanë të gjithë stafi i Universitetit (stafi akademik me marrëdhënie të rregullt pune).
Informatat e detajuara i gjeni në Rregulloren për Kërkime Shkencore 01-244/A, respektivisht neni 10 dhe 11, për detaje tjera mund të kontaktoni Zyrën për Kërkime Shkencore.
Rregullore për Kërkime Shkencore Kliko KËTU.
Formulari për mbështetje financiare Kliko KËTU.
Deklarata nën betim Kliko KËTU.
Kërkesës për aplikim duhet t’i bashkëngjiten:
- Formulari për mbështetje financiare (bashkëngjitur punimin).
- Deklaratën nën betim.
Aplikimi bëhet në zyrën për Kërkime Shkencore në objektin e Rektoratit kati i dytë nr. 527 dhe në formë elektronike në email: [email protected]
Afati i aplikimit për periudhën e parë fillon me datën 01.11.2023 deri më 15.11.2023. Nuk do të merren parasysh punimet me dokumentacion të pakompletuar dhe të dorëzuara pas afatit.