

Universiteti ”Ukshin Hoti” Prizren ka organizuar trajnimin e nivelit të avancuar për stafin mësimdhënës
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në bashkëpunim me Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës, më 20-21 Shtator 2022, ka organizuar trajnimin të nivelit të avancuar për stafin mësimdhënës të Universitetit të cilët e kanë kryer nivelin bazik. Trajnimi u fokusua në mësimdhënien bazuar në kërkime, Hartimin e rezultateve të të nxënit I, mësimdhënien universitare aktive dhe ndërvepruese (I), Mësimdhënien universitare aktive dhe ndërvepruese (II), Mësimin problemor, Hulumtimin në veprim, Hartimin e Syllabusit dhe Hartimi i rezultateve të të nxënit II.