
UPZ po merr pjesë në Konferencën e Universiteteve Ballkanike në Selanik 16.04.2019
Prof. Ass.Dr. Arif Riza, u.d. Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë i shoqëruar nga z. Burim Berisha Sekretar i Përgjithshëm dhe z. Përparim Avdullahu u.d. Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë po marrin pjesë në Konferencën e Universiteteve Ballkanike që po mbahet në Selanik. Në këtë kuadër po mbahet edhe punëtori mbi “Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë”.
Konferenca e BUA 2019 synon të sigurojë një platformë shkencore të nivelit të lartë për të diskutuar gjerësisht këto çështje. Temat variojnë nga Bujqësia dhe Pyjet, Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Projektet Europiane në Vlerësimin e Cilësisë dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsim së bashku me Ndikimin e Universiteteve në Ekonomitë Lokale dhe Rajonale.