You are here:

Historiku

Universiteti “Ukshin Hoti” me seli në Prizren, është themeluar me vendimin nr. 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më datën 09.10.2009 si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës i cili filloi me gjeneratën e parë të studentëve më 2010.

Kuvendi të Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” me seli në Prizren.

Universiteti “Ukshin Hoti” me gjashtë njësitë akademike që ka aktualisht ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master ndërsa në bazë të statutit i njëjti mund të organizoj edhe studime doktorale. Përveç Studimeve në gjuhën mësimore shqipe Universiteti ofron studime edhe në gjuhën mësimore turke dhe boshnjake.

Universiteti trashëgon përvojën e ish Shkollës së Lartë Pedagogjike, paralele e ndarë e Prishtinës, që funksionon  nga tetori i vitit 1961,  më vonë si Fakultet i Edukimit dega në Prizren, tani Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.

Qyteti i Prizrenit, seli e këtij universiteti, me ligjin nr. 06L/-012 neni 4 pika 2 është shpalluar Kryeqyteti historik i Republikës së Kosovës, i cili njihet normalisht përveç për historikun e tij të pasur po ashtu edhe për multi etnicitet dhe trashëgimi e kulturë jo vetën në Republikën e Kosovës por edhe me gjerë.

Qyteti i Prizrenit po ashtu është qyteti i dytë më i madh pas Prishtinës, i cili në bazë të statistikave është qyteti më i vizituar në vend, shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, duke qenë qyteti më i afërt me Republikën e Shqipërisë për shtetasit e të cilit ky qytet por edhe universiteti “Ukshin Hoti” janë mjaft joshës dhe atraktiv.

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ-ja është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1.700, ndërsa tani në vitin 2023 numri i studentëve është rreth 3000 studentë aktiv. Universiteti është i akredituar nga viti 2010. Për herë të fundit i është nënshtruar procesit të akreditimit vitin e kaluar dhe është riakredituar. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Baçelor dhe Master.

Programet e ciklit të parë të akredituara nga AKA janë:

  • Fakulteti i Ekonomik me drejtimet:
    • Administrim Biznesi (Bsc)
    • Menaxhment Ndërkombëtar (Bsc)
  • Niveli Master
    • Kontabilitet dhe Auditim
    • Administrim Biznesi
  • Fakulteti Juridik; (Bsc)
  • Fakulteti i Shkencave kompjuterike me drejtimet
    • Dizajn i Softuerit (Bsc) dhe
    • Teknologji e Informacionit dhe Telekomunikimit; (Bsc)
  • Niveli Master
    • Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi (Msc)
  • Fakulteti i Edukimit me programet:
    • Programi Fillor (Bsc) dhe
    • Parashkollor (Bsc)
  • Fakulteti i Filologjisë:
    • Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Bsc)
    • Gjuhë Angleze (Bsc)
    • Gjuhë Gjermane (Bsc)
  • Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit me programet:
    • Agrobiznes (Bsc)
    • Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit (Bsc)

Njëkohësisht, brenda një periudhe afatmesme, UUHP planifikon të hap edhe programet e studimeve të doktoratës. Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, UUHP është pjesë e projektit ndërkombëtar DIPHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System) nën udhëheqjen e dy universiteteve prestigjioze, Linnaues University (LNU, Suedi) dhe NTNU (Norwegian University of Science and Technology, Norvegji).