Urma Menekshe

Unë quhem Urma Menekshe dhe jam nga Prizreni. Studimet bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në degën e edukimit në gjuhën turke.
Unë flas gjuhën rome, turke dhe shqipe, si dhe kam njohuri të gjuhës boshnjake dhe angleze.
Që nga mosha 12 vjeçare kam ndjekur disa trajnime në lidhje me edukimin si dhe në fusha të ndryshme. Që në moshë të re kam qenë aktive në organizata të ndryshme joqevritare të cilat kanë mbrojtur të drejtat e komuniteteve pakicë (siç janë komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian) në komunën e Prizrenit. Çdo eksperiencë të cilën e kam fituar ka ndikuar pozitivisht në jetën time.

Unë po ashtu kam qenë moderatore në radion “Zëri i Romëve” në Prizren.
Për më shumë se 10 vite isha edhe aktore amatore ne teatrin amator rom “Nexhip Menekshe”.
Gjatë përvojës time si vullnetare në shumë vende, une jam munduar të ballafaqohem me të gjitha problemet dhe sfidat të cilat i hasin komunitetet në komunën e Prizrenit. Njohuritë dhe aftësitë të cilat i kam përfituar gjatë rrugëtimit tim më kanë ndihmuar të zgjedh profesionin e mësimdhënëses, duke besuar se unë mundem të ndryshoj për të mirë të ardhmen e kombit tim.
Tani jam mësimdhënëse e gjuhës rome në katër shkolla në komunën e Prizrenit.
Giatë punës sime si mësimdhënëse mundohem të përdor metoda interaktive që ora mësimore të jetë atraktive që fëmijët ta duan lëndën që e mësojnë.

“Njohuritë dhe Aftësitë të cilat e kam përfituar gjatë rrugëtimit tim më kam ndihmuar të zgjedh profesionin e mësimdhënëses, duke besuar se unë mundem të ndryshoj për të mire të ardhmen e kombit tim”

Urma Menekshe

2021 Teach for Kosova Fellow

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment