Visar Haxhifazliu

Pas përfundimit me sukses të studimeve në Universitetin “Ukshin Hoti” në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në programin Dizajn Softuerik, Visari është duke ndjekur studimet në MBA në drejtimin Menaxhimi i Organizatave Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës, si dhe është duke punuar në temën e diplomës së nivelit Master në Menaxhment në Prishtinë. Në të njëjtën kohë ai drejton dhe menagjon organizatën jo-qeveritare italiane IPSIA, dhe punon me kohë të pjesshme në organizatën rinore OJQ THY. Visar Haxhifazliu, aktualisht është Kryetar i Rrjetit të Organizatave Rinore në Prizren.

Gjatë këtyre viteve dhe përvojave të punës, ai gjithashtu ka pasur mundësinë të marr pjesë dhe të organizoj shumë projekte në Kosovë dhe në të gjithë Evropën. z. Haxhifazliu është vlerësuar me Pllakën e Mirënjohjes, si një Udhëheqës Botëror i Paqës ku ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Botëror të Paqes 2014 në Korenë e Jugut.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka qenë shumë aktiv si vullnetar në rrjete rinore në të gjithë botën, të tilla si ESTIEM, AEGEE dhe në shumë të tjera edhe në nivelin lokal, duke e pasuruar me përvoja të ndryshme dhe njohje të kulturave të ndryshme. Puna me njerëz nga e gjithë bota dhe udhëtimet e kanë ndihmuar të mësoj për aftësi të ndryshme si komunikimi, respektimi i kulturave tjera, ndarjen e detyrave etj; të cilat i kanë shërbyer në jetën personale dhe profesionale.

Interesi i tij për organizimin e edicionit të parë të shkollës verore për Ndërmarrjet Sociale u shfaq përgjatë përvojës së punës së tij në shërbim të komunitetit dhe gjatë studimit universitar për Udhëheqje dhe Punë Rinore në Zhvillimin e Komunitetit. Në të njëjtën kohë kur ai studionte edhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Dizajn Softuerik, ka pasur mundësinë të ekspozohej në një gamë të plotë të kurseve të Shkencave Kompjuterike dhe Biznesit. Ai gjithashtu ka pasur mundësinë të studioj një numër lëndësh në udhëheqje, menaxhim dhe ndërmarrësi të cilat kanë zgjuar interesin e tij dhe iu kanë ofruar perspektiva të reja dhe të ndryshme në botën në të cilën jetojmë. Ai ende kontribuon në organizimin dhe udhëheqjen e aktiviteteve lidhur me konceptin e mësimit përgjatë gjithë jetës si dhe në zhvillimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të Kosovës. Visari thotë që “Të jesh i rrethuar me projekte të ndryshme, të përmirësosh jetën e njerëzve dhe të shohësh rritjen e komunitetit, është mënyra se si e gjej veten duke punuar në këtë lëmi për vitet e ardhshme të ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment