

Zyrtarët e Departamentit të Financave të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren e kryen trajnimin me temë "menaxhimi i Buxhetit në Institucione Publike"
Zyrtarët e Departamentit të Financave të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren e ndoqën trajnimin me temë: Menaxhimi i Buxhetit në Institucione Publike sipas rregullave të Ministrisë së Financave.
Pjesëmarrës ishin: Azem Ramadani- Zyrtar Kryesor Financiar, drejtor për Buxhet dhe Financa, Muharrem Fazliu- Udhëheqës i divizionit për buxhet dhe financa, Shaban Bajrami- Zyrtar Certifikues, Egzon Kryeziu- Udhëheqës i divizionit për prokurim dhe Kushtrim Rrakaqi- Zyrtar për zotimin e mjeteve buxhetore. Trajnimi ishte mjaftë i vlefshëm dhe i nevojshëm për punën e tyre.